leoni

Isa Mustafa

Kryeministri uron qytetarët për Pavarësinë, urim i veçantë për Haradinajn

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka uruar qytetarët për 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Juve që çdo ditë po e vëni nga një gur në shtatin e Republikës së Kosovës që sot i mbushi 9 vjet, juve bashkatdhetarë tanë që prore shikoni kah Kosova të cilën e mbështetët aq shumë në fazat më delikate, juve familjeve të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës së UÇK-së, ju uroj këtë përvjetor të madh të Pavarësisë së shtetit tonë, ka shkruar Mustafa përmes një postimi. Këtë përvjetor, kësaj radhe, ia uroj veçmas ish Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili pa të drejtë po mbahet jashtë vendit me flet-arrest të Serbisë. Vlerat e lirisë dhe të shtetit të pavarur sikurse edhe e vërteta janë përherë ngadhënjyese, ashtu siç është Kosova”, shkruan Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …