Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare drejt Gjermanisë, me ftesë të Kancelarit Gjerman Olaf Sholz, ku po merr pjesë në samitin “Procesi i Berlinit 2022”. Në samit fjala e hapjes mbahet nga Olaf Sholz, Kancelar Federal i Gjermanisë dhe Ursula von der Leyen, kryetare e e Komisionit Europian. Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e tij në sesionin e parë të punës “Bashkëpunimi Rajonal (përfshirë Çështjet e Migracionit) dhe Tregu i Përbashkët Rajonal”. Rama mbanë një fjalë në sesionin e dytë të punës “Sigurimi i furnizimit me energji dhe gjetja e burimeve të reja energjetike”. Më pas do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të tre marrëveshjeve rajonale për lëvizshmërinë. Kryeministri Rama do të zhvillojë më pas një takim zyrtar me përfaqësues të Forumit Rinor dhe atij të Shoqërisë Civile. Rama ka marrë pjesë në drekën e punës me fokus në çështjet energjetike dhe të ardhmen e procesit të Berlinit. Kancelari Scholz, Presidentja e Komisionit të BE-së Von der Leyen dhe Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë kanë mbajtur një konferencë për shtyp.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti, ka akuzuar ministrin, Hekuran Murati, për deklaratat skandaloze se Kosova është shkatërruar për 20 vjet
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar ministrin Hekuran Murati, lidhur me deklaratat se Kosova …