Kryetari amerikan, Joe Biden ka folur për urdhrin e armëpushimit të përkohshëm të kryetarit rus, Vladimir Putin

Kryetari amerikan, Joe Biden ka folur për  urdhrin e armëpushimit të përkohshëm të  presidentit rus, Vladimir Putin,  dhe shprehu skepticizëm për qëllimet e tija të vërteta. Putin ka urdhëruar  armëpushim në Ukrainë, i cili do të zgjasë një ditë e gjysmë. Armëpushimi, njoftoi Kremlini, u urdhërua nga Putini për të shënuar Krishtlindjet, të cilat të krishterët ortodoksë i festojnë të shtunën. Unë nuk do të komentoj atë që po thotë Putin. Por kjo ishte interesante për mua. Më 25 dhjetor dhe në ditën e Vitit të Ri, ai nuk e kishte problem të bombardonte spitale, çerdhe dhe kisha. Unë mendoj se ai në të vërtetë dëshiron të merr pak oksigjen”, tha Biden para gazetarëve.  Ndërkohë, Mihailo Podolak, këshilltar i kryetari  ukrainas Vladimir Zelensky, hodhi poshtë thirrjen e Putinit  për armëpushim dhe saktësoi se  Ukraina nuk sulmoi territorin e huaj, por ishte  Rusia, që sulmoi Ukrainën.

Kontrolloni gjithashtu

Sot nga ora 12:00 deri në orën 20.00 në Kuvendin e Kosovës janë bërë homazhe para arkivolit të Adem Demaçit

Behxhet Shala: Vizita e udhëheqësve të VV-së te varri i Demaçit, shkelje e rëndë morale

Analisti dhe veprimtari i njohur, Behxhet Sh. Shala – Bajgora, ka reaguar me tone të …