Kryetari Haliti: Vitia po krijon hapësira të shumta sportive për të rinjtë

Sot, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka përcjellë për së afërmi punimet që janë duke u zhvilluar në finalizimin e fushave sportive, fushat e tenisit, futbollit dhe atletikës në fshatrat Drobesh, Gërmovë dhe Smirë. Me këtë rast, kryetari Haliti u shpreh se institucionet komunale në vazhdimësi po kujdesen dhe po punojnë që të krijojnë hapësira të shumta sportive e rekreative për të rinjtë vitias dhe sportdashësit në përgjithësi. Përndryshe, nëpër shumë lokalitete të komunës së Vitisë, janë duke u kryer punime të ndryshme në shtrimin e rrugëve, trotuareve e shumë punime të tjera, gjithnjë në të mirë të qytetarëve të kësaj komune pa dallime.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari”, drejt finalizimit

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari” është drejt finalizimit si projekt i bashkëfinancuar …