Shaban Shabani

Kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, merr mbështetje nga AAK, GIG dhe Lëvizja për Gorën

Kryetari i Dragashit, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të kësaj komune edhe për një mandat, Shaban Shabani,   ka bërë koalicione parazgjedhore me tri parti për garën e balotazhit të Zgjedhjeve Lokale. Shaban Shabanin më 14 nëntor do ta mbështesin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, partitë e minoriteteve dhe Lëvizja për Gorën. Shabani sot ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me kryetarin e AAK-së në Dragash, Selami Sahiti, me kryetarin e Lëvizjes për Gorën, Armend Jamini, si dhe me kryetarin e minoriteteve, Rexhep Kamberi. Me besimin e qytetarëve të Dragashit dhe me mbështetjen e këtyre partive, Shaban Shabani do të vazhdojë qeverisjen e mirë, të hapur dhe zhvillimore edhe për katër vitet e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

AAK refuzon dialogun për Presidentin, Gjini kritikon qasjen e Kurtit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se subjekti i tij …