leoni

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli: Qëllimi kryesor i Kosovës është anëtarësimi i plotë në BE

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli: Qëllimi kryesor i Kosovës është anëtarësimi i plotë në BE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova është duke përmbushur kriteret e nevojshme evropiane dhe me përkushtim të plotë po punon për arritjen e qëllimit kryesor – anëtarësim të plotë në Bashkim Evropian. Këto komente, ai i bëri në punimet e Sesionit të Pestë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që po mbahet në Lublanë të Sllovenisë. Në fjalën e tij para homologëve të vendeve të ndryshme të rajonit dhe parlamentarëve të tjerë, kryeparlamentari Veseli dha një pasqyrë të zhvillimeve aktuale në Kosovë dhe foli për hapat konkretë që vendi ka ndërmarrë në përmbushjen e kritereve për të ecur më shpejt në rrugën e integrimit euro-atlantik.

Veseli ka deklaruar se perspektiva e integrimit në Evropën Juglindore mbetet një objektiv i fortë strategjik dhe se Kosova është një nga vendet që tërheq më së shumti vëmendjen nga BE dhe NATO, për shkak të sfidave komplekse të brendshme dhe marrëdhënieve të fqinjësisë. Në vazhdim, kryetari Veseli foli për miratimin e Marrëveshjes për caktimin e kufirit me Malin e Zi, përkushtimin e institucioneve gjegjëse dhe hapat për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kreu i Kuvendit të Kosovës shtoi në vazhdim se politika e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor është një hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, e cila, duke vepruar kështu, sipas Veselit, riafirmon një rol esencial në Ballkanin Perëndimor në mbështetjen e përpjekjeve për demokratizim dhe normalizimin e marrëdhënieve rajonale.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …