Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, kërkon “Takim opozitar për një kundërpërgjigje të përbashkët”

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, u ka dërguar ftesë të gjitha partive opozitare dhe shoqërisë civile që të diskutohet me hapat e mëtutjeshëm në kundërshtimin e vendimit të rritjes së çmimit të rrymës. ZRrE vendosi sot për tarifa të reja të rritjes së çmimit të rrymës, të cilën partitë opozitare kanë thënë se do ta kundërshtojnë në cdo formë. Molliqaj ka bërë thirrje që hapat e mëtutjeshëm të bashkërendohen.  “Takim opozitar për një kundërpërgjigje të përbashkët. Nga sot  do t’i ftojmë në një takim për të premten të gjitha partitë parlamentare e jo parlamentare opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të sindikatave të ndryshme dhe të gjithë ata persona publik e jopublik që janë të interesuar që bashkarisht ta kundërshtojnë vendimin e rritjes së çmimit të rrymës. Bashkarisht, do të vendosim për hapat dhe mënyrën e kundërshtimit.”, shkruan Molliqaj në ftesën e tij publike. Vendi i takimit: Hotel Grand, Ora: 13:00, Dita: 11 shkurt 2022 Rritja e energjisë e papranueshme. Kundërpërgjigja opozitare e domosdoshme.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …