viza

Për dy muaj mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës aplikuan për viza pune, në Gjermani, ndërsa janë miratuar 5 mijë e 500 sosh

Ambasada gjermane, në Prishtinë,  ka bërë të ditur se që nga 1 janari i vitit  2021 është në fuqi pjesa vijuese e “Rregullores për Ballkanin Perëndimor”, dhe vazhdon  deri më 31 dhjetor të vitit 2023.  shtetasit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Kosova kanë një qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës, pavarësisht nga kualifikimi i njohur në Gjermani. “Kusht për dhënien e vizës mbetet miratimi i Agjencisë Federale të Punës. Brenda një viti kalendarik mund të lëshohen maksimalisht 25 mijë  miratime për aplikacione të tilla, 5 mijë e 500 në vit nga të cilat për aplikues nga Kosova. Ky numër korrespondon deri diku me numrin e vizave të kësaj kategorie të lëshuara para pandemisë”, kanë thënë nga Ambasada e Gjermanisë. Për shkak të kërkesës tejet të madhe për termine për viza me qëllim fillimin e punësimit sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion dhe për të siguruar mundësi të barabarta gjatë aplikimit për një termin, që nga dhjetori i vitit 2021 këto termine jepen çdo muaj nëpërmjet një procedure të shortit.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …