leoni

Prindon Sadriu, burri i Vjosa Osmanit, i ka quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”

Prindon Sadriu, burri i Vjosa Osmanit, i ka quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”

Prindon Sadriu, burri i Vjosa Osmani, i ka quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, pasi raportuan se bashkëshortja e tij, në kohën kur ishte  deputete, për tri vjet  ishte kompensuar me 4 mijë euro, për derivatet e shpenzuara, edhe pse ajo jetonte në Prishtinë dhe sipas rregullores deputetët që jetojnë në kryeqytet nuk kanë pasur  të drejtë kompensimi. Ky Prindoni i quan kriminelë gazetarët që zbulojnë të vërtetën, të cilën më në fund e ka publikuar  edhe zyra e Kuvendit të Kosovës, ku dëshmohet me fakte e argumente se si ia kanë punuar buxhetit të vendit, plaçkitësit, hajnat, zhvatësit e në mesin e atyre edhe ajo që sot i thotë vetes kryetare e Kosovës, gruaja e një Prindonit. Madje, ai shkon edhe më larg, për ta treguar urrejtjen e tij kundër luftës çlirimtare sepse gazetarët që kanë zbuluar një të vërtetë, nuk qenkan thjeshtë kriminelë por një grup kriminelësh, si një “ndërmarrje e përbashkët kriminale” si ata që po gjykohen në Gjykatën Speciale. E tillë është urrejtja e egër, primitive,  e barbare e burrit të kryetares. Sipas tij të gjithë gazetarët qenkan kriminelë në shtetin që e drejton gruaja e tij, zhvatëse e buxhetit të Kosovës, si atëherë kur ishte deputete, si tani kur “drejton” presidencën.  (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …