Kryetari i Serbisë, Aleksader Vuçiq ka pritur në Beograd shefen e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen

Kryetari i Serbisë, Aleksader Vuçiq ka pritur në Beograd shefen e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka pritur dje në Beograd shefen e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Vuçiq ka thënë se përgjatë takimit, Von Der Leyen ka thënë gjërat e njëjta që kanë thënë Macron, Scholz e Meloni në takimet e Brukselit. Vuçiq pretendon se Serbia është e gatshme të përmbushë obligimet e saj, megjithatë ka thënë se për Serbinë është e qartë se çfarë s’mund të bëjë kundër kushtetutës së saj. Ne ende nënkuptojmë gjithçka që thashë në Bruksel. Serbia është e përkushtuar për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, ajo i di detyrimet e saj, do t’i përmbushë ato. Për Serbinë është e qartë se çfarë nuk mund të bëjë në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë. Vuçiq ka thënë se “Serbia do të sillet me përgjegjësi për përmbushjen e obligimeve të saj duke pritur që të tjerët të përmbushin atë për të cilën u angazhuan 11 vjet më parë”. Ai ka theksuar sot se për Serbinë pavarësia e Kosovës nuk është çështje dhe se nuk e ka problem ta thotë këtë para Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …