Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një delegacion të përbërë nga kryetarë të komunave arbëreshe të Italisë

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një delegacion të përbërë nga kryetarë të komunave arbëreshe të Italisë

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot një delegacion të përbërë nga kryetarë të komunave arbëreshe. Gjatë takimit, ai  foli për modelin e shkëlqyer që diaspora historike arbëreshe ka dhënë në ruajtjen e gjuhës, traditave dhe kulturës shqiptare. Ju keni arritur të ruani shumë mirë ekulibrin midis integrimit dhe ruajtjes së identitetit për rreth gjashtë shekuj”, tha Begaj. Ai u ndal dhe tek roli i arbëreshëve në ruajtjen dhe trashëgimin e gjuhës shqipe. “Dashuria dhe përkushtimi nga arbëreshët për të trashëguar gjuhën dhe kulturën tonë ndër breza ka mundësuar ngritjen e katedrave të gjuhës shqipe në Universitetin e Romës, Napolit, Kozencës dhe Palermos, që janë shndërruar në vatra të rëndësishme edukimi. Bajram Begaj  siguroi të pranishmit se shteti shqiptar do të vazhdojë t’i kushtojë arbëreshëve vëmendjen e duhur si pjesë e qenësishme e kombit shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Votat e Nismës nuk u shpërndahen partive tjera dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka sqaruar mënyrën e trajtimit të votave të …