Brickos

Kryetari, Kastrati dhe nënkryetari, Krasniqi, pritën në takim, drejtoreshën e Odës Ekonomike Gjermano - Kosovare, Nora Hasani - Llapashtica

Kryetari, Kastrati dhe nënkryetari, Krasniqi, pritën në takim, drejtoreshën e Odës Ekonomike Gjermano – Kosovare, Nora Hasani – Llapashtica

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati bashkë me nënkryetarin Vesel Krasniqi, sot kanë pritur në takim, drejtoreshën menaxhuese të Odës Ekonomike Gjermano – Kosovare, Nora Hasani – Llapashtica dhe menaxheren e Politikave dhe Marrëdhënie me Qeverinë, Sytrime Dervisholli. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka falënderuar drejtoreshën Hasani – Llapashtica për gatishmërinë e saj dhe të Odës Ekonomike Gjermano Kosovare, për të hapur një kapitull të ri të bashkëpunimit me Komunën e Malishevës, me theks të veçantë për fushat me interes të përbashkët. Mes shumë temave të diskutimit, në këtë takim një theks i veçantë i është vënë nevojës imediate që ka Komunë e Malishevës, për ekspertë të fushave të ndryshme, me theks të veçantë të atyre që kontribuojnë në funksion të realizimit të projektit tonë të madh për Malishevën Urbane. Gjithashtu, në këtë takim kryetari Kastrati dhe drejtoresha Hasani – Llapashtica, ranë dakord që sa më parë të nisë një bashkëpunim sa më konkret mes Komunës së Malishevës dhe OEGJK-së, në funksion të realizimit të projekteve me qëllim të përkrahjes së bizneseve të reja, pastaj sektorin e arsimit, duke mos lënë anash edhe mbështetjen e fermerëve tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në orën 15.00 varroset trupi i Gani Imerit, epror i lartë në Zonën Operative të Shalës, gjatë luftës së UÇK-së

Sot në orën 15.00 bëhet varrimi i trupit të  eprorit të lartë të  Zonës Operative …