Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka emëruar sot 25 prokurorë të rinj të shtetit

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka emëruar sot 25 prokurorë të rinj të shtetit

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, në pajtim me propozimin e Këshillit Prokurorial, me dekret ka emëruar sot 25 prokurorë të rinj të shtetit, nëpër prokuroritë Themelore të Kosovës, me mandat fillestar trevjeçar. Ai pas ceremonisë së betimit, ka uruar të gjithë prokurorët e rinj, duke iu ofruar mbështetje në punën e tyre të përditshme. Në të njëjtën kohë, ai ka kërkuar një vendosmëri dhe një luftë të pa kompromis ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe të jenë aktivë në luftën kundër terrorizmit. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka falënderuar kryetarin Thaçi për emërimin e shpejtë të prokurorëve të rinj dhe për mbështetjen që po i jep sistemit të drejtësisë në Kosovë. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se shumë nga prokurorët  i përkasin ish regjimit komunist jugosllav, të cilët i kanë shërbyer regjimeve antishqiptare të Serbisë e Jugosllavisë gjatë kohës së okupimit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …