Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në aktivitetin, “Java e gruas”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë aktivitetin “Java e gruas”, që është organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar i Amerikës. Ai ka folur për rolin e gruas në shoqëri dhe për mbështetjen që ai u jep grave në vendimmarrje. “Në rend të parë duhet të ecim përtej logjikës që mjaftohet me fushata të vetëdijesimit të publikut të cilat i bëjmë një herë apo disa herë gjatë vitit. Kjo jo vetëm që nuk mjafton, por paraqet edhe rrezik që ne të krijojmë iluzionin se kemi kryer obligimet tona në raport me fuqizimin e gruas kosovare. Në rend të dytë çështjen e barazisë gjinore duhet ta trajtojmë si çështje të interesit nacional dhe strategjik të shtetit tonë”, ka thënë mes tjerash kryekuvendari, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

Avokati i Popullit: Kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë pensionistët

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vlerësuar se kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë …