Kryetari Latifi ka vizituar disa kompani të suksesshme

Kryetari i komunës së Rahovecit së bashku me nënkryetarin, Fatmir Iska dhe Florina Krasniqi, vizituan kompanitë “EURO DRINI”, “C&G MATERIALL .SA” dhe Bodrumin Familjar të Verës “SAHAT KULLA”. Nga pronarët e kompanive u njoftuan për të arriturat dhe sfidat nëpër të cilat po kalojnë. Po ashtu pronarët folën për efektin pozitiv të taksës 100% në rritjen e këtyre bizneseve.

Kryetari Latifi tha se, është kënaqësi kur sheh nga afër punën e palodhshme të sipërmarrësve tanë të suksesshëm dhe punën e palodhshme që po bëjnë punëtorët e vyer të Komunës së Rahovecit dhe kontributin e tyre të pashoq për ekonominë tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …