Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, bisedoi me komandantin e KFOR-it, gjeneral-major Gjovani Fungo

Kryetari i Komunës ë Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur komandantin e KFOR-it, gjeneral-major Gjovani Fungo, me bashkëpunëtorë, me të cilin ka biseduar për situatën aktuale në Mitrovicë, me theks të posaçëm për aspektin e sigurisë. Pasi që e ka përgëzuar gjeneralin për postin në krye misionit të KFOR-it në Kosovë, Bahtiri i ka thënë atij se komuna e Mitrovicës dhe ai personalisht kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me KFOR-in, bashkëpunim ky që edhe ka dhënë rezultate konkrete pozitive në stabilizimin e gjendjes së sigurisë në Mitrovicë dhe ruajtjen e paqes.  “Kur unë kam ardhur në krye të komunës, gjendja e sigurisë këtu ka qenë mjaft e brishtë dhe me tensione të vazhdueshme ndëretnike. Mirëpo, unë me bashkëpunëtorë kemi punuar me përkushtim dhe angazhim të shtuar me qytetarë, organet përgjegjëse për siguri, siç janë policia e Kosovës, ajo e EULEX-it, pastaj me KFOR-in, OSBE-në dhe institucionet tjera vendore e ndërkombëtare, për të krijuar një ambient të sigurt për qytetarët e të gjitha përkatësive etnike, për të ruajtur paqen dhe për të përmirësuar raportet ndëretnike, gjë që edhe ka dhënë efekte pozitive”, ka thënë Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Kryeministri Albin Kurti është nisur për Austri

Kryeministri Albin Kurti është nisur për Austri. Qëllimi i këtij udhëtimi është pjesëmarrja në Forumin …