Kryetari PDK-së, Memli Krasniqi ka biseduar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi, për arrestimin e veteranëve

Kryetari Partisë Demokratike e Kosovës, Memli është takuar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi. Krasniqi gjatë takimit ka shprehur shqetësim lidhur me arrestimin e veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut. Në këtë takim, shpreha shqetësimin lidhur me arrestimin e veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut – veprim ky i papranueshëm që cenon raportet tona ndërshtetërore, me ç’rast kërkova që faktori shqiptar atje të angazhohet fuqishëm për ndaljen e këtyre përndjekjeve. Sipas Memli Krasniqit PDK-ja  mbetet e përkushtuar në ruajtjen e raporteve të mira dhe fqinjësore me Maqedoninë e Veriut, sidomos me spektrin politik shqiptar në bashkërendimin e politikave të përbashkëta në të mirë të fuqizimit të shqiptarëve në rajon. Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka qëndruar sot në Kosovë ku ka zhvilluar takime edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Kosova nuk është “Metohi”! Qeveria po deformon historinë e Kosovës në librat shkollore

BDI: Kosova nuk është “Metohi”! Qeveria po deformon historinë e Kosovës në librat shkollore

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda …