Kryetari Shehu fillon zbatimin e premtimeve, fillon ndërtimin dhe asfaltimin e dy rrugëve Junik – Jasiq- Gjocaj dhe Junik – Gjeravicë

Kryetari i Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu, se bashku me bashkëpunëtor kanë përcjell nga afër fillimin e punimeve në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve Junik – Jasiq- Gjocaj dhe Junik – Gjeravicë. Kryetari Shehu gjatë inspektimeve të punimeve theksoj se Rruga Junik – Gjeravicë është një premtim të cilin sot kam filluar ta përmbush dhe se ky është fillimi i realizimit të një projekti madhor siç është rruga Junik – Gjeravicë . Kjo rrugë do të ndihmoj të gjithë Junikasit e cila do të mundësoj zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit. Ndërsa Rruga Junik – Jasiq – Gjocaj ka rëndësi të veçantë jetike për dy fshatrat Gjocaj dhe Jasiq sepse po ju mundësohet infrastrukture e mirë për jetesë e banorëve të këtyre dy fshatrave piktoresk.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe rrugë

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …