leoni

Kryetari Suma priti në takim pune, Afed Jashari udhëheqës i sektorit për trashëgimi kulturore në Ministrin e Kulturës së Republikës së Maqedonisë Veriore

Kryetari i Komunës Rufki Suma dhe nënkryetari Mallzum Qajani, pritën në takim pune, Afed Jashari udhëheqës i sektorit për trashëgimi kulturore në Ministrin e Kulturës së Republikës së Maqedonisë Veriore Sanja Shuplevska, Projekt Administrator në Shoqatën Qytetare “Polifonia” dhe Orce Ickovski, Projekt Koordinatorë në “Polifonia”. Kryetari Suma dhe mysafirët nga Republika e Maqedonisë Veriore biseduan lidhur me mundësin e bashkëpunimit ndërmjet komunave që shtrihen në kufijtë e përbashkët ndërmjet dy vendeve për të cilat mundë të gjenden shumë fusha të përbashkëta. Për këtë qëllim u theksua mundësia që përmes IP-fondeve komuna e Hanit të Elezit dhe ndonjë nga Komunat nga Maqedonia e Veriut të identifikojnë projekte të përbashkëta për të konkurruar për këto fonde. Mysafirët nga Maqedonia ishin të shoqëruar nga Korab Shaqiri këngëtar dhe autor këngësh.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …