Kryetari, Hashim Thaçi nuk ka dhënë përgjigje të saktë nëse do t’i përgjigjet ftesës për takim nga kryeministri, Albin Kurti, por ka thënë se nëse i pamundësohet raportimi në Kuvend, do të ftojë në takim të gjithë liderët e partive politike. Ai ka kërkuar që sot t’u drejtohet deputetëve, por këtë nuk e ka pranuar kryekuvendarja, Vjosa Osmani. “Është e drejt e imja kushtetuese që t’i informoj deputetët. Por nëse një gjë e tillë më pamundësohet atëherë mundësia e vetme e imja si kryetar i zgjedhur nga kuvendi, është që t’i drejtohem qytetarëve përmes konferencës për shtyp, me qëllim që të përcillet ajo se çka ka ndodhur në Uashington e vërteta e tërësishme e këtij procesi, sepse jam i vendosur që i tërë angazhimi të jetë plotësisht transparent. Në një formë a në formën tjetër çdo qytetar duhet të jetë pjesëmarrës i këtij përkushtimi të institucioneve të Kosovës. Roli udhëheqës të Amerikës në këtë proces është i pazëvendësueshëm. Ne jemi të bekuar me këtë kohë që kryetari amerikan, Donald Trump e ka marrë këtë rol i ka dhënë mbështetje dhe ka caktuar ambasadorin Grenell për ndërmjetës në bisedime, ka saktësuar kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …