Ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi ka deklaruar se pas njoftimit për media të EULEX-it, për anulim të takimit më të, ai dhe Gabriele Meuçi shef i EULEX-it kanë biseduar në telefon dhe sipas tij ky është një keqkuptim. Tash e pashë komunikatën dhe bisedova për të me shefin e EULEX-it. Ka qenë një keqkuptim që u sqarua dhe vazhdon bashkëpunimi sikur ka qenë. Ne jetojmë në një vend të lirë dhe demokratik ku edhe pavarësia e gjyqësorit edhe fjala e lirë respektohen”, ka thënë ministri Kuçi, në përgjigjen e tij drejtuar shefit të EULEX-it në Kosovës, Gabriele Meuçi.
