Kurti e viziton Klinën për të parë dëmet e shkaktuara nga erëra, e shpreh gatishmerinë e Qeverisë për ndihmë

Kurti e viziton Klinën për të parë dëmet e shkaktuara nga erëra, e shpreh gatishmërinë e Qeverisë për ndihmë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitoi mëngjesin e sotëm komunën e Klinës. Shkak i kësaj vizite janë dëmet e mëdha të shkaktuara nga erërat e forta. Për të parë nga afër gjendjen, Kurti i shoqëruar nga ministrat Hykmete Bajrami dhe Besian Mustafa si dhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, takoi banorët e fshatit Stup. Pasi u njoftua për dëmet që shkaktoi era në këtë regjion, Kurti shprehu gatishmërinë e qeverisë për të ndihmuar komunën dhe qytetarët. Sipas tij në gjithë këtë fatkeqësi, fat i mirë është që nuk ka jetë të humbura. Në anën tjetër, kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj tha se nga erërat që mbizotëruan në Kosovë qytetarët e kësaj komune kanë pësuar dëmtime të mëdha në rrjetin elektrik si dhe janë shënuar disa dëme në buqjësi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, thotë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i Kosovës që do të përmbushet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i …