Kurti takon deputetët e Parlamentit Gjerman, Ervin Ruddle nga CDU dhe Maria Klein-Schmeink nga partia e Gjelbër

Kurti takon deputetët e Parlamentit Gjerman, Ervin Ruddle nga CDU dhe Maria Klein-Schmeink

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka dal fitues në zgjedhjeve të 6 tetorit, ka takuar deputetët e Parlamentit Gjerman, Ervin Ruddle nga CDU dhe Maria Klein-Schmeink nga partia e Gjelbër, të cilët i ka informuar me prioritet e qeverisë se re. “Fillimisht, Kryetari Kurti shprehu falënderimin për ndihmën që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës si për lirinë e pavarësinë ashtu edhe për zhvillimin dhe demokratizimin e vendit. Tutje, ai i njoftoi përfaqësuesit gjerman me prioritetet e qeverisë së re, shtetndërtimin demokratik me sundim të ligjit e luftim të korrupsionit, zhvillimin ekonomik për punësim përcjellur me një kujdes për ata që kanë më së shumti nevojë, dhe ndryshimet aq të nevojshme në arsim dhe shëndetësi ku përmendi sistemin dual të arsimit dhe sigurimet shëndetësore”, është thënë në komunikatën për medie të LV-së.

Kontrolloni gjithashtu

Jens Stoltenberg

Stoltenberg i shprehu mirënjohje Turqisë për mbështetjen e vendimit për dërgimin e përforcimeve ushtarake, në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shprehu mirënjohjen e tij ndaj Turqisë për mbështetjen e dhënë …