Adem Shaban Jashari (28.11.1955 - 7.3.1998)

Kush dhe pse e pengonte ndihmën financiare që duhet t’i jepej Adem Jasharit dhe Drenicës?

Portali Pashtriku.org. boton në vazhdime disa nga dialogjet e dy krerëve kryesorë të LPK-së, Bedri Islami dhe Ibrahim Kelmendi lidhur me qëndrimin që kishte mbajtur LPK-ja dhe i ashtuquajturi Sektor i Veçantë ndaj Adem Jasharit në vitet e para luftës.

Ibrahim Kelmendi: LPK-ja  kishte formuar Sektorin e rëndësisë së veçantë, si bërthamë fillestare të Shtabit. Fatkeqësisht rrjedha nuk u zhvillua gjithnjë sikur ishin planifikimet e përcaktimet, meqë Xhavit Haliti  kishte përvetësuar Azem Sylën, ose anasjelltas, për të vepruar kokë më vete. Ndërkaq ata, siç do të dëshmohet më vonë, ose nuk ishin në gjendje t’i ushtronin përgjegjësitë (nuk kishin lidhje me zona të UÇK-së), ose nuk donin! Unë qysh atëherë, që do të thotë qysh në maj të vitit 1998, i kam akuzuar si komplotistë me fjalën e paraqitur në mbledhje të KP (Këshillit të Përgjithshëm – sh.b), fjalë që e kisha parapërgatitur me shkrim.

Që nga viti 1996 e deri kur ndodhi Epopeja e Jasharëve në Prekaz, Xhaviti e më shumë Azemi, ngulnin këmbë se Adem Jashari me bashkëluftëtarë nuk duhej të përkraheshin, sepse nuk ishin në UÇK. I cilësonin si “grup kaçakësh”, si “grup i Drenicës”. Këtë e pat shprehur me mllef vetë Xhavit Haliti  në mbledhjen e Kryesisë së Lëvizjes, në mars të vitit 1997, kur u thirra për të dhënë llogari, pse po i dërgonim në zona mjetet financiare të Nëndegës dhe të Fondit në Gjermani dhe, po me mllef e në mënyrë ultimative, ju thashë se do t’ua dërgojmë, sa kohë që ata do të na kërkojnë, meqë Kryesia dhe Sektori kanë humbur lidhjet me ta, ose nuk po duan t’i përkrahin.

( Bedri Halimi, B. I) Tashmë dihet ngjarja epike e Familjes Jashari. Ka pasur gjithnjë debate në lidhje me këtë strukturë themelore të Ushtrisë sonë, zonën operative të Drenicës, që drejtohej pikërisht nga Adem Jashari. Me dhjetëra herë është thënë, po ndihmohet apo nuk po ndihmohet, ka përparësi apo nuk ka. Ka pasur edhe zëra se ai është një njeri i pabindur, disi rebel, etj. Kjo nuk ka ndodhur vetëm në kohët e fundit, por që kur ai ka filluar rezistencën e tij. Ademi ishte anëtar i rëndësishëm i Lëvizjes, do të jetë njëri nga ata që bënë presion në Organizatë për të filluar aksionet. Pas rrethimit të parë të tij dhe të bashkëluftëtarëve, mes të cilëve edhe dy vëllezërit, Rifati dhe Hamza, ka përpjekje në Organizatë për t’i ndihmuar më konkretisht. Dy drenicakë, Ramiz Lladrovci dhe Hashim Thaçi, do të shkojnë në qendrën e Organizatës dhe do të bisedojnë me Ramadan Avdiun. Kërkesa e tyre ishte: Të ndihmohet Adem Jashari! Nga katër mitraloza që kishte atëherë Organizata, njërin prej tyre do ta dërgojnë tek ai. Më pas, tre të tjerët, pra tre mitralozat e tjerë, do të kapen nga policia serbe në kontrollet e bastisjet e tyre. Edhe atëherë, kur më është besuar detyra e drejtuesit të organizatës, por edhe tash, kam pyetur: Përse nuk u dërguan të gjitha armët tek ai, qoftë edhe si strehë e sigurt?

Por, për ty unë kam tani dy pyetje brenda së njëjtës:

– E para, a është ndihmuar Adem Jashari nga Organizata, kur dhe nga kush, cila pjesë, ka qenë ndihmë e drejtpërdrejtë apo e tërthortë, e rregullt apo me raste dhe,

– e dyta, cili ka qenë qëndrimi i Organizatës ndaj tij, korrekt, apo i lëkundshëm, qoftë edhe në individë të veçantë?

(Ibrahim Kelmendi – I.K.) – E kam të vështirë të jap përgjigje tepër konkrete, sepse është tematikë e ndjeshme. Së pari, më duhet të të them se pas vitit 1996 e sidomos pas ngjarjes tragjike të 31 janarit 1997, ku u vrane Zahiri, Hakifi dhe Edmondi, Adem Jashari ishte figura kryesore e luftës në Kosovë. Ka shumë faktorë pse e bënë të tillë, por, mbi të gjitha, vetë figura e tij të impononte respekt e besim. Organizata ka gjetur tek ai përsonifikimin e njeriut me virtyte të jashtëzakonshme dhe e ka mbështetur pa mëdyshje. Por ai ka qenë një njeri që i ka bërë vend vetes, si thonë shprehimisht. Jo vetëm se ishte njeri trim, por edhe i fjalës, njeri i besës, i zoti për luftë, i lindur për këtë gjë. Mbështetja e Adem Jasharit dhe e luftëtarëve rreth tij ka fillesë që në vitin 1992, ai e ka pasur këtë mbështetje fillimisht nga ata që e kanë njohur nga afër, pastaj nga strukturat e duhura.

A ka qenë e plotë kjo mbështetje, kjo duhet parë në raport me kohën, me njerëzit dhe me mundësitë.

Duke qenë bashkë me Fehmiun, qoftë në Kryesi të Nëndegës së Lëvizjes në Gjermani, qoftë shokë tepër të ngushtë, kam qenë pranë burimit të informimit të dorës së parë për Zonën e Drenicës. Qysh në vitin 1996 Kryesia e Nëndegës (së LPK-së – sh.b) u ishte përgjigjur pozitivisht kërkesave të tri zonave të Ushtrisë sonë, kishim caktuar konkretisht njerëzit ndërlidhës, siç informova më herët:

– Sabri Kiçmarin e Ali Ramën me Zonën e Lllapit;

– Fehmi e Ramiz Lladrovcin me Zonën e Drenicës dhe,

– Xhemail Fetahun e Sali Kelmendin me Zonën e Dukagjinit.

Këto kishin ndodhur në bashkëpunim e me aprovim të Ali Ahmetit, për të cilin po besonim, se duke qenë anëtar i Sektorit të rëndësisë së veçantë, rrjedhimisht ishte edhe kompetent.

Qysh atëherë zuri të përvijohej një dukuri fraksionizmi në Sektor, rrjedhimisht në bërthamë të shtabit të përgjithshëm, që duhej të konsolidohej e mandatohej në Shtab të Përgjithshëm, meqë Ushtria nuk ishte organizatë e pavarur politike demokratike, që të votonte anëtarët e Shtabit, e as individët të vetemëroheshin për komandant. Ishte Lëvizja ajo që e kishte formuar, po e udhëhiqte politikisht, po e financonte dhe, prandaj, duhej të formonte Shtabin dhe ta mandatonte atë për komandim. Në kuadër të këtyre përcaktimeve, Lëvizja kishte formuar Sektorin e rëndësisë së veçantë, si bërthamë fillestare të Shtabit. Fatkeqësisht rrjedha nuk u zhvillua gjithnjë siç ishin planifikimet e përcaktimet, meqë Xhaviti kishte përvetësuar Azemin, ose anasjelltas, për të vepruar kokë më vete. Ndërkaq ata, siç do të dëshmohet më vonë, ose nuk ishin në gjendje t’i ushtronin përgjegjësitë (nuk kishin lidhje me zona të UÇK-së), ose nuk donin! Unë qysh atëherë, që do të thotë qysh në maj të vitit 1998, i kam akuzuar si komplotistë me fjalën e paraqitur në mbledhje të KP (Këshillit të Përgjithshëm – sh.b), fjalë që e kisha parapërgatitur me shkrim.

Me që jemi tek kjo tematikë, që nga viti 1996 e deri kur ndodhi Epopeja e Jasharëve në Prekaz, Xhaviti e më shumë Azemi, ngulnin këmbë se Adem Jashari me bashkëluftëtarë nuk duhej të përkraheshin, sepse nuk ishin në UÇK. I cilësonin si “grup kaçakësh”, si “grup i Drenicës”. Këtë e pat shprehur me mllef vetë Xhavit Haliti në mbledhjen e Kryesisë së Lëvizjes, në mars të vitit 1997, kur u thirra për të dhënë llogari. pse po i dërgonim në zona mjetet financiare të Nëndegës dhe të Fondit në Gjermani dhe, po me mllef e në mënyrë ultimative, ju thashë se do t’ua dërgojmë, sa kohë që ata do të na kërkojnë, meqë Kryesia dhe Sektori kanë humbur lidhjet me ta, ose nuk po duan t’i përkrahin. Arsyetova se kërkesat e zonave i kishim me shkrim, me zë, përmes ndërlidhësve. Edhe aty pata thënë se për të gjitha veprimet tona është informuar Ali Ahmeti, si kompetent që ishte. Kishim ndihmën dhe angazhimin aktiv e miratimin e tij, pa ditur ende se cilat raporte i kishin ata brenda për brenda.

Me të dalë nga mbledhja me rastisi të takoj Jashar Salihun dhe Xhavit Hoxhën dhe gjithë mllef i informova, sepse doja ta kisha miratimin e Jasharit për ato veprime, meqë ishte Kryetar i Fondit “Vendlindja Thërret”. Tani mund të quhet shpërdorim, meqë ata nuk janë më gjallë, por e vërteta është se Jashari më dha të drejtë. Këtë e dëshmon bashkëveprimtaria e mëtejme, tepër e ngushtë dhe asnjëherë nuk m’u ka hidhëruar kur bëja veprime “krye në vete”, si më akuzonin Xhaviti e Azemi, e disa nga anëtarët e Kryesisë. Këta të fundit, në parim, duke i dalë në mbrojtje centralizimit demokratik, siç ishin normat statutore të Organizatës.

 (Bedri Islami – B.I.) – Pas marsit të vitit 1998 do të kemi masivizim të jashtëzakonshëm të luftës në Kosovë. Si e pret Organizata këtë zhvillim të ri, ishte ajo e përgatitur apo jo? E keni mendimin se drejtues të veçantë të saj, të Lëvizjes, para marsit të vitit 1998, dhe që ishin jashtë Kosovës, mendonin se mund të drejtonin luftën nga perëndimi?

 

(Ibrahim Kelmendi – I.K.) – Pas Epopesë se Jasharëve ndodhi shpërthimi i kryengritjes së armatosur që përfshiu kryesisht Zonën e Drenicës dhe Zonën e Dukagjinit. Edhe Sektori, edhe Kryesia u zunë në befasi. Megjithatë, shpërthimi i kryengritjes së armatosur nuk na zuri fare të papërgatitur. Koha tregoi se strukturat e organizuara në Kosovë i qëndruan valës së parë të goditjes dhe u bënë gati për të pritur ofensivat e tjera. Pikërisht kjo parapërgatitje do të jetë edhe shkaku kryesor që rifilloi me shpejtësi të jashtëzakonshme ringritja e strukturave të luftës, tashmë në të gjitha zonat, ndodhi kthimi në Kosovë i dhjetra aktivistëve të shquar të organizatës, të cilët morën përsipër drejtimin e luftës, thuajse në të gjithë zonat. Lëvizja, si forcë politike dhe ushtarake, bëri shndërrimin e saj, ajo kaloi e gjitha në luftë, duke dhënë shembullin se, në kohë lufte, nuk ka vend dhe kohë për partizim politik.

Pra, është fakt do të thoja, se kjo periudhë, aq sa ishte edhe kthesa e madhe dhe piku i provës, aq edhe dëshmoi se puna që ishte bërë në vite, nuk po shkonte dëm. Në të gjitha këshillat popullore të Lëvizjes, kudo në Perëndim, momenti i parë i hutimit ishte shumë i shkurtër, si duket, me shpejtësi, zuri vend idea se tashmë ishte koha kur gjithçka duhej të ishte përfundimisht në shërbim të luftës. Mirëpo ndodhte edhe një paradoks. Fatkeqësisht pjesëtarët e Sektorit vazhdonin të mendonin se Ushtrinë tonë, që duhej të kishte vetëm disa dhjetëra ushtarë deri në atë kohë, do ta koordinonin e komandonin nga jashtë. Mendoj se ka pasur efekt të dobishëm, futja në Kosovë, që në mars të vitit 1998 e një grupi shokësh të Organizatës, të cilët i dhanë hov luftës. Kur me to u bashkuan edhe ushtarakët profesionistë, atëherë mendoj se filloi me të vërtetë strukturimi i UÇK-së.

 

Pashtriku.org, 23. 03. 2016

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …