Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit janar, e para e rregullt për këtë vit e kuvendit komunal të Rahovecit. Të pranishëm në seancë përveç shumicës së kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e LMT-së. Fillimi i seancës karakterizohet me votim të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, për të vazhduar me diskutime dhe pyetje të ndryshme nga kuvendarët, drejtuar kryetarit të komunës dhe drejtorive përkatëse.
Pyetjet dhe diskutimet ishin rreth këtyre çështjeve: 👇🏼
Historiku i parcelave prej periudhës kur komuna e posedon historiatin
Listimi i operatorëve sipas ofertave në procesin e tenderimit me 20%
Çmimi i lartë i peletit – pyetje dhe kërkesë për ndërprerje të kontratës
Kubëzimi i rrugëve dhe pastrimi i tyre në Krushë të Madhe
Çështja e kanalit të kullimit të tokave në Malësi të Vogël
Nevoja për rrugë fushore në Hoçë të Vogël, Brestoc dhe Nagac
Funksionalizimi i AMF-ve dhe rifillimi i punimeve në AMF-në e Opterushës
Rregullimi i shtratit të lumit, Nagac – Brestoc
Propozim për parking të hapur mbi qendrën e regjistrimit të veturave
Gjendja e rrugëve nacionale dhe rrugëve lokale
Të ketë zgjidhje lidhur me qentë endacakë
Punimet që i zhvillon “Radoniqi” – sanime jo të duhura
Pagesat e shujtave për kontratat kolektive
Kontrata për rregullimin e varrezave të martirëve
Çështja e trafos në rrugën “Vëllezërit Frashëri”
Obligimet kontraktuale dhe financiare
Kapacitetet financiare të komunës
RENDI I DITËS ishte voluminoz me 16 pika, plus 2 shtesë:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e komunës së Rahovecit, për vitin 2025
Shqyrtimi i raportit vjetor financiar, janar – dhjetor 2024
Shqyrtimi i raportit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2023
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, P- 05864-0 dhe 05865-0, ZK – Rahovec
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit të Komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së komunës P- 05864-0 dhe 05865-0 ZK Rahovec
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, P-00597-6, ZK – Xërxë
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të Komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së komunës P-00597-6, ZK – Xërxë
Shqyrtimi i raportit të punës të kuvendit komunal për vitin 2024
Shqyrtimi i informatës rreth punës së KKSB-së, për viti 2024
Shqyrtimi i Raportit të punës të Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2024
Shqyrtimi i raporti vjetor rreth punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2024
Shqyrtimi i Planit të punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2025
Shqyrtimi i Raportit të punës se Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale për vitin 2024
Shqyrtimi i Raportit të punës se Komitetit për persona me aftësi të kufizuar për vitin 2024
Shtesë:
Vendimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme për rastet e veçanta – Ministria e Ekonomisë.
Vendimi për plotësim-ndryshimin e anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara.
Gjatë seancës, pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe njëzëri nga anëtarët e kuvendit.