BE: Kuvendi të konstituohet, partitë duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe t’i përmbushin obligimet kushtetuese

BE: Kuvendi të konstituohet, partitë duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe t’i përmbushin obligimet e tyre kushtetuese

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje deputetëve që të konstituohet sa më shpejt Kuvendi i Kosovës. Pas dështimit të konstituimit të Kuvendit ditën e hëne, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian, Angelina Eichhorst, ka porositur përmes twitter subjektet politike në vend që të veprojnë me përgjegjësi dhe ti përmbushin obligimet kushtetuese. “Edhe sot nuk pati progres. Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet. Partitë parlamentare duhet të veprojnë me përgjegjësi, t’i përmbushin obligimet ligjore e kushtetuese”, ka shkruar Eichhorst në Twitter.

Kontrolloni gjithashtu

ZPS përfundon paraqitjen e provave në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur paraqitjen e provave në çështjen gjyqësore për pengim …