Brickos

Labinot Dervishaj: Në Izbicë u masakrua plaku mbi 90 vjet, foshnja 6 muajshe dhe tre breza të një familje plus 144 të tjerë

Labinot Dervishaj: Në Izbicë u masakrua plaku mbi 90 vjet, foshnja 6 muajshe dhe tre breza të një familje plus 144 të tjerë

21 vite më parë kjo ditë në kalendarin tonë ishte ditë feste, ishte Bajram ndonëse në kohë lufte por mesdita e 28 marsit 1999 festën e kthehu ashpërsisht në mort duke i dhënë Izbicës, Drenicës por dhe gjithë Kosovës ngjyrë të kuqe dhe trishtuese më gjakun e civilëve të pafajshëm shqiptarë të cilët u vranë, masakruan në mënyrën më barbare të mundshme dhe jashtë çdo logjike që mund të veprojë njeriu ndaj njeriut më mendje në kokë.

Vetëm pak ditë kur NATO kishte filluar bombardimin e saçeve ushtarake e policore serbe nga ajri për ta ndaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin në Kosovë, kishe filluar një hakmarrje e paparë ndaj njerëzve të paarmatosur më një ofensivë të shkallës së gjerë e cila vriste, masakronte, digjte dhe shkatërronte çdo gjë shqiptare.

Në luginën e fshatit Izbicë ishin grumbulluar mijëra njerëz jo vetëm të këtij fshati por edhe të fshatrave për rreth duke shpresuar së të bashkuar do të shpëtonin pa e ditur së po ashtu të bashkuar shumica e tyre do të përjetësohen në altarin e lirisë duke u ekzekutuar në mënyrë makabre.

Duhet penda e një mjeshtri të vërtetë të fjalës për ta përshkruar atë ditë të rëndë, dhembjen të cilës së çudi se si e duroi toka e lëre më njerëzit. 147 shqiptarë ekzekutohen pa pikë mëshire. Duke filluar nga Dafina Qelaj foshnje 6 muajshe dhe të Rexhë Duraku që i kishte kaluar të 90-at e që është personi më i vjetër i ekzekutuar nga forcat kriminale gjakatare serbe gjatë luftës. Dhe jo vetëm kaq në këtë masakër ka rënë edhe luftëtari i lirisë Sami Loshi rreth të 30-tave por jo vetëm po sebashku më babin e tij Jasharin 50 vjeç dhe gjyshin e tij Selamin 80 vjeç, pra tre breza janë shuar në këtë krim gjenocidial të Serbisë tendenca e të cilit ka qenë që të zhduket qenia shqiptare.

Pra nuk është e lehtë të shuhen tre breza për një ditë që brezi i katër të gëzojë lirinë, por ky ishte çmimi i lartë i saj. Sot Samiu i ri që e trashëgon emrin e babait të tij dëshmor është shembull e një të riu më mendje të ndritur dhe inteligjent.

Nuk ka pas faj Dafina që atdheut i ka munguar liria, por ajo është flijuar që mbi tokën arbërore të lindin, të rritën dhe ta gëzojnë lirinë shumë Dafina tjera. As plaku Rexhë Duraku më një shekull mbi supe nuk ka qenë terroristë por ja që i tillë është cilësuar nga kriminelet serbe dhe është ekzekutuar më plumb në kokë vetëm pse nuk ka pranuar ta hiqte nga koka plisin e bardh të bartur me dekada.

Edhe 144 të tjerët e vrarë dhe të masakruar në Izbicë, gjithë secili nga ta e ka një histori veçantie dhe pafajësie, duke filluar nga emrat e tyre liridashës, profesionist dhe njerëz të dëshmuar për devotshmëri dhe përkushtim human që mbahet mend.

Një ditë pas kësaj masakre që e tronditi Kosovën, në Izbicë rrjedha e gjakut nuk ndalet në kodër të këtij fshati dalin dy ushtarët më të dalluar të Brigadës 112 “Arbën Haliti” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, infermieri Zaim Bajrami që gjatë kohës së luftës e kishte shndërruar edhe shtëpinë e tij në Spital Ushtarak dhe ka shëruar shumë të plagosur sikur të ishte specialist i kirurgjisë si dhe profesori Ajet Beqiri për të shikuar mos kishte mbetur ndonjë i plagosur për t’i ofruar ndihmë. Ata hasin në pritë të organizuar të forcave ushtarake e policore serbe. Dhe nga një distancë shumë e afërt ata arrijnë ta zbrazin nga një karikator automatiku ndaj pritës së pabesisë duke shpaguar vetën dhe në të njëjtën kohë përjetësohen në piedestalin e lirisë me sakrificë sublime dhe trimërie e marrin gradën hero.

Masakra e Izbicës është krim mbi krimin më që pasi ishin varrosur nga familjarët dhe ushtaret e UÇK-së të rënët në Izbicë janë rivarrosur disa ditë më vonë me eskevator nga forcat serbe duke i gjymtuar e dëmtuar sërish kufomat që kishin filluar prehjen në vendin e përjetësisë dhe duke transportuar dhe humbur ato në humnera e shkritore të ndryshme në Serbi më qëllim të fshehjes dhe humbjes së dëshmive të krimit mizor. Sot shumë varre në Izbicë janë të zbrazëta, atyre u mungojnë kockat e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë.

Ndërgjegjja ndërkombëtare në raport më krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës është verbëruar dhe shurdhuar qëllimshëm dhe paskajshëm. As një i dënuar për masakrat  në Kosovë.

Prekazi, Rezalla, Izbica, Likoshani, Qirezi, Abria, Reçaku, Meja, Qyshku, Lybeniqi, Krusha e Madhe, Celina, Theranda, Besiana, Pokleku … është gjaku që nuk falet është dhembja që ende kullon gjak!

Akoma më trishtuese, më e pakuptueshme është fakti që në Kosovë është votuar, funksionalizuar një e ashtuquajtur Gjykatë Speciale e cila është plotësisht selektive dhe që ndjek dhe akuzon vetëm ushtarët e UÇK-së për krime të supozuara dhe jashtë çdo logjike, siç është ajo për trafikim organesh!

Këtë vit ndryshe nga vitet paraprake nuk po mund të bëjmë homazhe tek komplekset memoriale, tek të rënët për liri për shkak të rrethanave të krijuara nga epidemia e koronavirusit jo vetëm në Kosovë por në gjithë botën. Por dëshmorët dhe martirët e lirisë nuk i harrojmë asnjëherë. Ata janë gurthemeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Lavdi e përjetshme gjithë të rënëve të atdheut!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!

Ata janë lulet, yjet e lirisë!

Labinot Dervishaj

Skenderaj

28.03.2020

 

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …