Lavdim Klinaku: Gjuha shqipe dhe Mujë Rugova

Nëse Universitet i Prishtinës nuk ka  vepruar asnjëherë në formën e duhur, këtu përjashtohet veprimi i tij (Universitetit ) për t`futur si lëndë  obligative “Kulturën e Gjuhës” në të gjitha fakultetet, e për të cilën gjë,  ish Rektori  Rugova duhet të përgëzohet , padyshim !


Realisht një gjë e tillë për njerëz që vijojnë fakultete nuk do të ishte e nevojshme, për  faktin se është jashtëzakonisht  e mjaftueshme për dymbëdhjetë vite shkollim të nivelit fillor dhe të mesëm, që të përvetësohet një gjë e tillë . Por, duke parë nivelin e shkollimit, dhe kriteriumin  e të  gjitha niveleve, perfundimisht është një gjë për të cilën duhet lavdëruar  ish Rektorin !


Mësimet e bëra nga cilado lëmi, nga cilido libër : Fizikë , Kimi , Biologji , Edukata fizike, e të gjitha të  tjerat, nepër  fakultete, e shkolla të çfarëdo niveli ; ato( librat) janë të lekturuara nga dikush ,  dhe si të tilla ato nuk guxojnë  të kenë gabime në të shkruar.  Dhe, si rezultat i saj do të duhej qe jo vetëm ata që shkruajnë, por edhe ata që lexojnë ta përvetesonin kulturën e shkrimit dhe të gjuhës, ndonëse jo 100 %  (përqind). Por, këtu lind pyetja : A mos vallë këta njerëz kanë përfunduar shkollimin pa lexuar fare ? ?


Duke parë nivelin e tyre në  të shkruarit e bastarduar (mjerisht), duke bërë  kështu një  shkarravitje  ekstreme  t`gjuhës , që shpesh herë nuk është e kuptueshme se cilës gjuhë realisht i takon ajo që ne po shohim; kudo , në rrugë , në restorane , hotele , lokale afariste, n`komuna, në Qeveri,  në media   etj etj.


Paramendojeni  në epiqendër  të Prishtinës, shenohet në këtë mënyrë  ,rruga “ Eqrem Qabej “.           I njëjti gabim përseritet në Vushtrri , tek ajo qe quhet “Portal Informativ  i Komunes”  përmes  rrjetit social “Facebook” , me rastin e përurimit të Gjimnazit me  po të njëjtin emër . Madje, tmerri i tmerreve është, kur kjo vije nga mësimdhënësit ,e  të gjitha niveleve ( duke mos perjashtuar nga kjo  listë edhe një pjesë shumë te madhe të atyre  në nivelin universitar ) dhe nga mediat që janë pasqyrë për opinonin . Atëhere shtrohet pyetja:  ç`presim ne në te vërtetë???  Cilat janë synimet tona,  kur nuk dijmë te shkruajmë  si duhet ???


Para pak kohe, mua me rastisi të shihja një librezë nxënësi , në të cilën, atij,  per suksesin me notën  katër (4) , i ishte shkruar “Shumir” (paramendojeni) dhe jo vetëm në një vend, ku do të mund te vlerësohej si gabim nga lodhja e tepërt, por ,kur unë hap me tutje, e shoh se në te gjitha vendet është njësoj , dhe që më dha  të kuptoja se nuk ka qenë ndikimi i lodhjës…por eshte në pyetje diçka tjetër!  Aq rëndë e përjetova këtë, saqë gjatë bisedave me miq, si per ironi,  permenda njerëzit me autoritarë  të paradokohshëm që do të bëheshin nxënësit me notën  katër (4), vetëm  duke e zëvendësuar shkronjën ”I” me shkronjën  “A”, është e kuptueshme besoj . Dhe unë, duke e parë si jo etike te njollosja “autoritetin“ e tij/saj , e mbaja në mënyrë anonime emrin për të cilin realisht flisja, rastet e tilla  nuk janë të pakëta , fatëkeqësisht !


Gabimet më të shpeshta që hasim ne në mediat tona janë: mospërshtatshmëria e mbiemrit me emrin , kryesisht në numër ,e raste  më të rralla janë edhe ato në gjini , disa raste  që më kanë rënë në sy kohëve të fundit janë: lojtarët fundor , shfrytëzuesve shtëpiak, faktorët politik etj , Pra, është dashur që të shënohen drejt: punëtorët arsimorë, shfrytëzuesve shtëpiakë, faktorët  politikë,  duke ia shtuar mbiemrit shkronjën “ë” për t`i dhënë trajtën e shumësit , ashtu siç është edhe emri në rastin konkret .


 



Përdorimi i emrave të përgjithshëm, i titujve,gradave shkencore me shkronjë të madhe


 


E çka është më e rëndë, kur përdoren  emrat e huaj  në trajtën e pashquar, po i sjell disa shembuj për ta ilustruar në mënyrë më të detajuar:


1.Qeveria e Kosovës përshëndet deklaratën e Bush dhe Merkel.


2. Nuk u pendova që zgjodha Liverpul. 3. Emisioni u mundësua nga butik Charli. Pra , është dashur të shkruheshin :  “Qeveria e Kosovës përshëndet deklaratën e Bushit dhe Merkelit”  në rastin tjetër  do të duhej të ishte “nuk u pendova që zgjodha Liverpulin” , dhe në shembullin e fundit “emisioni u mundësua nga butiku Charli”.


Dituria dhe shkenca, thoshte Sami Frashëri , i jep njeriut një armë në dorë, edukata e stërvitë në përdorimin e asaj arme, ndërsa  njeriu që nuk është i zoti të përdorë armën, po t’i jipet në dorë mund të vrasë shokët e vet . Andaj  mundohuni … ta përdorni armën si duhet, dhe ta qëlloni cakun, se, po nuk e qëlluat cakun,  rënditen pasojat !!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …