LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK-ja ka autorizuar kryetarin, Lumir Abdixhiku, të negociojë me partitë jo-parlamentare për koalicione parazgjedhore

Lidhja Demokratike e Kosovës ka autorizuar kryetarin, Lumir Abdixhiku të negociojë me partitë jo-parlamentare për koalicione parazgjedhore. Ky vendim u mor në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku u përcaktua gjithashtu se sa kandidatë nga secila komunë e Kosovës do të jenë në listat zgjedhore për deputetë. Gjatë fjalimit të tij, Abdixhiku kritikoi kryeministrin Albin Kurti për dështimin në avancimin e shtetit dhe për ushtrimin e arrogancës e propagandës, që sipas tij ka ndarë thellë shoqërinë. Ai theksoi se keqqeverisja e Kurtit po shtyn shumë qytetarë të largohen nga Kosova dhe po shkakton deficit të thellë tregtar, investime kapitale të ulëta dhe tkurrje të popullsisë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës rrëzon kërkesën e Albulena Haxhiu për çështjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur të mos e shqyrtojë në thelb kërkesën …