LDK

LDK-ja ka reaguar kundër Vetëvendosjes, e cila po e njollos kryeministrin Isa Mustafa dhe familjen e tij

LDK-ja  ka reaguar, kundër sikur thuhet, përpjekjeve bizare dhe neveritëse të Lëvizjes Vetëvendosje! për ta njollosur kryeministrin Isa Mustafa dhe familjen e tij. Sipas kësaj partie, përpjekjet e  kësaj lëvizje janë rezultat i dështimit të kauzave të saj antishtetërore. “LDK-ja konsideron se përpjekjet janë rezultat i dështimit të kauzave të saj antishtetërore për zhytjen e vendit në kaos, anarki dhe gjakderdhje, për stopimin e rrugës integruese euroatlantike dhe prishjen e partneritetit me SHBA-të dhe vendet e tjera.  Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!, Glauk Konjufca, ka thënë se kompania e djemve të kryeministrit Mustafa për shitjen dhe servisimin e veturave BMW është duke bashkëpunuar me një kompani serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …