Lidhja Demokratike e Kosovës, të hënën, mbanë njëherë mbledhjen e kryesisë, pastaj të grupit parlamentar

LDK: Programi i Qeverisë Kurti 2 më shumë është program i natyrës dëshirore

Lidhja Demokratike e Kosovës ka drejtuar kritika të shumta në adresë të qeverisë Kurti 2. Gjatë konferencës për medie, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi theksoi se programi i Qeverisë Kurti, është program i natyrës dëshirore. “S’ka strategji e afate për realizimin e tyre, programi nuk përmban asnjë fjalë të vetme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, në Interpol e as në Unesco. Qeveria e Kosovës duhet të bëjë të gjitha përgatitjet për anëtarësimin e Kosovës në këto organizata dhe në të tjera organizata…Qeveria nuk ka plan për njohje të reja, mosnjohja nga pesë vendet anëtare të BE-së dhe mosnjohja nga vendet e tjera do të pengojë konsolidimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar”  tha në mes tjerash nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi. Ajo shtoi më tutje se edhe thellimi i bashkëpunimit me Shqipërinë, paraqitet sipërfaqësisht në programin e qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Koordinimi me Radoiçiqin do të mbetet nën hije, Lëvizjen Vetëvendosje e ka kapluar korrupsioni

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar sërish Qeverinë Kurti, se po nënshkruan kontrata sekrete

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka akuzuar sërish Qeverinë Kurti, se po …