Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, shprehet tejet i shqetësuar me veprimin e hyrjes në Karaçevë të xhandarmërisë serbe

Lenjani: Problemi me xhandarmërinë e Serbisë ekziston që nga viti 2001 por asnjëherë nuk janë marr me këtë çështje institucionet më të larta të Kosovës

Banorët e Karaçevës kanë thënë se ka dekada që ata ndjehen të lënë pas dore nga institucionet qendrore të Kosovës. Ata kanë përkujtuar se nuk është kjo hera e parë që xhandarmëria e Serbisë ka hyrë në fshatin e tyre por se kjo ka filluar në vitin 2001 dhe është përsëritur shumë herë, në vazhdimësi dhe asnjëherë s’ka pasur reagim konkret nga institucionet qendrore. Banori i Karaçevës, Selver Lenjani i ka deklaruar “Kosovapress-it” se banorët e këtij fshati i kanë njoftuar shumë herë autoritetet më të larta të vendit për hallet e tyre dhe frikën nga patrullimet nëpër fshatin e tyre nga ana e xhandarmërisë së Serbisë por se drejtuesit e institucioneve të vendit as edhe njëherë nuk e kanë vizituar Karaçevën dhe të bisedojnë me banorët e saj. Institucionet e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk janë marrë me problemet tona. As nuk është marrë kryeministri, as presidenti, as kryeparlamentari, e as deputetët e Kuvendit të Kosovës. Është tmerr çfarë ka ndodhur me Karaçevën dhe çfarë po ndodhë, ka theksuar mes tjerash përfaqësuesi i banorëve të Karaçevës, Selver Lenjani.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …