Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas dështimit në zgjedhjet, në Shqipëri, dhe mbështetjes së një koalicioni në Maqedoninë e Veriut, që hyri në bashkëqeverisje me partinë nacionaliste VMRO, tani është përfshirë në zgjedhjet lokale në Preshevë. Një nga kritikat e para lidhur me këtë ndërhyrje erdhi nga Levent Qazimi, djali i Ridvan Qazimit, Komandant Lleshi. Qazimi kritikoi Kurtin për ndasi dhe për organizimin e pritjeve vetëm për një parti, ku janë pjesë edhe dy këshilltarët e tij, Mustafi dhe Sinani. Ai theksoi se do të ishte më e përshtatshme që Kurti të bënte thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet lokale në Bujanoc dhe të tregonte paanshmëri. Levent Qazimi theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së madhe të shqiptarëve në këto zgjedhje, duke marrë parasysh numrin e madh të migruesve, veçanërisht të rinjve nga këto tri komuna shqiptare, në katër vitet e fundit.
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					