Lista Serbe

Lëvizja Kombëtare serbe e Kosovës: Lista serbe veprimtarinë e vet po e zhvillon në kuadër të Shtetit të Kosovës

Lëvizja Kombëtare serbe e Kosovës (NPSK) kundërshton deklaratën e  Marko Gjuriqit, i cili thotë se “Lista serbe”  është projekt me rëndësi kombëtare. Ky  është edhe një mashtrim në vargun e mashtrimeve të këtij politikani axhami, sepse e ashtuquajtura Lista serbe  është krijuar që veprimtarinë e vet ta zhvillojë në kuadër të pushtetit separatist në Prishtinë, që në esencë do të thotë se ajo e njeh pavarësinë e Kosovës. Aq më shumë, pasi që ajo politikisht vepron në përputhje me Kushtetutën e ligjet e e Republikë e Kosovës. Marko Gjuriq thotë se serbët nuk duhet të përçahen por të gjithë duhet të veprojnë në kuadër të Listës Srpska që do të thotë se të gjithë serbët në Kosovë duhet të përfshihen në tradhtinë kolektive, thuhet mes tjerash në reagimin e Lëvizjës Kombëtare serbe e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …