Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta kontestojë dhe ta quajë Qeverin Hoti jolegjitime dhe në shërbim të kryetarit Thaçi

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta kontestojë dhe ta quajë Qeverinë Hoti jolegjitime dhe në shërbim të kryetarit Thaçi

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media, ka kritikuar qeverinë Hoti, e cila sipas kësaj partie politike tash e një muaj u votua me vota të kontestuara. Kjo parti vazhdon ta vlerësojë si jolegjitime dhe në shërbim të kryetarit Thaçi. Anëtarja e kryesisë sëVetëvendosjes Arbërie Nagavci tha qeveria Hoti e ndërtuar me mbështetjen e Thaçit, një ndër vendimet e para të saj ishte heqja e reciprocitetit ndaj Serbisë, duke krijuar kështu pa barazi me vendin tonë. Kurse Hajrulla Çeku theksoi kulmi i kësaj qeverie e formuar nga  kreu i shtetit, është rritja e kabinetit qeveritar, si vazhdimësi e PAN-it, duke zhvatur kështu buxhetin me shpenzime enorme. Ai po ashtu tha se pandemia në Kosovë tashmë ka dalë jashtë kontrollit, duke nxituar Qeveria Hoti me heqjen e masave.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues

Avdullah Hoti: Kurti e dëshmon mungesën e kulturës shtetërore

Pjesmarrja kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në një koncert në Selinë e Shenjtë ka shkaktuar …