Limaj

Limaj: Çdo pjesëtar i UÇK-së mund të thirret nga Gjykata Speciale

Duke komentuar ftesat e pareshtura nga Gjykata Speciale që po ju bënë eprorëve dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka paralajmëruar se çdo pjesëtar i UÇK-së mund të thirret nga Gjykata Speciale. Ai ka theksuar më tutje se Kosova është tronditur atë ditë kur është votuar Gjykata Speciale. Ata që se kanë ditë e kanë kuptuar sot. Nuk ka vend në botë, çka është duke ndodhur me ne. Me u ndjek krimi mbi baza etnike! – krimi është krim nuk njeh bazë etnike dhe me shku me ndjek një grupacion veç një etnitet e jo tjetrin, ky është racizëm – është e padrejtë. Tani është mirë i pyet ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale – Si po ndihen? Kjo asgjë s’është. Kurrgjë s’keni pa – çka keni me pa. Akuzat, gjykimet, dënimet e mundshme – për çka është krijuar Gjykata? Kjo nuk është spektakël, është mjerim e pasojat i shohim më vonë, ka theksuar kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria rikthen “çmimet tavan” në formë të re mes krizës, FMN paralajmëron rënie ekonomike dhe rritje inflacioni

Vetëm pak ditë pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi raportin që sinjalizon ngadalësim të ekonomisë së …