Limaj

Limaj: Problem kemi me Serbinë e jo me kryetarin Thaçi

Duke folur për procesin e dialogut me Serbinë, zëvendëskryeministri dhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se problem kemi me Serbinë e jo me kryetarin, Hashim Thaçi. Ai ka shtuar më tutje se dialogu me Serbinë është në fazën më të rëndësishme, dhe se tani duhet kuptuar qartë nëse marrëveshja finale do obligojë njohjen reciproke mes të dyja vendeve. Nëse ekipi negociator do të bëhet pjesë e dialogut, ata nuk do të hynë në dialog pa u thënë publikisht se finalja e dialogut do jetë njohja e Kosovës nga ana e Serbisë, ka theksuar zëvendëskryeministri dhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Lima.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …