Lirim Mehmetaj: Pushteti banditesk e pengon Prokurorinë të hap rast për Berishajn, liron Konjufcën, që e pranon fajësinë

Lirim Mehmetaj kërkon llogari nga Vjosa Osmani për dekretimin e Martin Berishajt

Gazetari, Lirim Mehmetaj duke folur lidhur me dekretimin e Martin Berishajt nga kryetarja Vjosa Osmani për postin e ambasadorit, ka kërkuar llogari për këtë vendim në dritën e informacionit të raportuar nga organet e drejtësisë. Sipas Mehmetajt, janë dalë dokumente që sugjerojnë se Martin Berishaj ishte duke u paguar nga GEN-i në Beograd në kohën kur është vendosur të emërohet ambasador. Mehmetaj ka theksuar se kryetarja Osmani duhet të japë një shpjegim të qartë përse ka vazhduar me dekretimin e Berishajt, duke pasur këtë informacion në dorë. Ai ka kërkuar që nëse kryetarja nuk ka pasur këtë informacion, atëherë duhet të shkarkojë shefin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës  për mos-informim, ka deklaruar Mehmetaj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …