Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

LSHK: ORA E LIRISË Sot – në Ditën e Dëshmorëve të Kombit

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës vazhdimisht në forma të ndryshme ka shënuar luftën heroike të kryekomandantit legjendar Adem Jashari dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurse tashmë në kuadër të Ditës së Dëshmorëve të Kombit dhe të “Epopesë së UÇK-së” përvjet organizohet akademia letrare-artistike “Ora e Lirisë”, një manifestim tradicional mu në fillimin e luftës së lavdishme të kësaj Ushtrie, më 5 mars.

Këtë herë punimet e tyre do t’i deklamojnë rreth 50 poetë, anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe të tjerë, ndërsa juria letrare do të japë çmimin tradicional letrar “Adem Demaçi”.

Akademia letrare-artistike ”ORA E LIRISË” mbahet më 5 mars 2023, nga ora 12, në lokalet e LSHK-së – Mahalla e Muhaxherëve, rr. “Jashar Salihu”, Kulla e zotnisë, Prishtinë.

Disa nga poezitë e paraqitura botohen në revistën letrare “Metafora” të LSHK-së.

 Me erspekt,

Kryesia e LSHK-së,

Kryetari

Prof. dr. Shyqri Galica

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan, shënohet e 26-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s, kundër forcave serbe

Të dielën më 24 mars 2024, duke filluar nga ora 11.00 do të mbahen homazhe …