Lulëzim Blaka: Ministrat e Albin Kurtit po e luajnë rolin e prokurorëve me zhurmë e propaganda në publik, për dëmtimin e opozitës

Lulëzim Blaka: Ministrat e Albin Kurtit po e luajnë rolin e prokurorëve me zhurmë e propaganda në publik, për dëmtimin e opozitës

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lulëzim Blaka, ka deklaruar se ministrat e Albin Kurtit po e luajnë rolin e prokurorëve me zhurmë e propaganda në publik, në tentim të persekutimit të opozitës. Çka është puna e këtyre ministrave të Albinit?  A janë prokurorë apo çka është puna e tyre?  Pse kanë nevojë këta mashtrues të merren me çështje të cilat janë prerogativë ekskluzive e organit të akuzës?  Apo veç kujtojnë se me shpifje e me gënjeshtra publike kanë arritur qëllimin?  Jo, kjo nuk do të kalojë dhe do të përgjigjen një për një për krejt rrenat publike! Nuk mund ta tërhiqni vëmendjen e opinionit për dështimet e juaja me asnjë rrenë, sado e madhe qoftë ajo!”, ka shkruar Blaka.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …