Lumir Abdixhiku: Fryma e fuqishme e ndryshimit që po ndjehet në çdo qytet të Kosovës është garanci e fitores

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar fushatën e saj zgjedhore në komunën e Burimit. Gjatë takimit me anëtar dhe simpatizant të shumtë të kësaj partie, kandidati i saj për kryeministër të vendit, Lumir Abdigjiku ka theksuar se fryma e fuqishme e ndryshimit që po ndjehet në çdo qytet të Kosovës është garanci e fitores. Banja e rreshtuar fuqishëm prapa vizionit të LDK-së për Kosovën përparimtare! U fola për angazhimin tonë për zhvillimin e Istogut dhe të gjithë Kosovës. Projektet tona për mbështetjen e bujqësisë, zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës janë të qarta dhe të realizueshme. Fryma e fuqishme që po na shoqëron kudo është thirrje e qartë popullore për ndryshim, dhe garanci se më 9 shkurt do ta festojmë fitoren e madhe. Falemnderit Ilir për organizimin, suksese kandidatëve tonë nga kjo anë Shkemb Manaj, Serbeze Kabashi Muçaj, Besim Mulaj, Lisa Rugova. Bashkë do të bëhemi ndryshimi!” ka shkruar kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Xhafer Gashi ka bërë me dije se do të kandidojë edhe për nja mandat për kryetar të Komunës së Kastriotit

“Atdheu përpara vetes” – Xhafer Gashi jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në LDK

Bashkëluftëtari i Heroit Agim Ramadani, ish-kryetari i Kastriotit dhe kryetari i Degës së LDK-së në …