Lutfi Haziri: LDK e mban fjalën për president konsensual, por fillimisht duhet të konstituohet Kuvendi

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij mbetet e gatshme për një president konsensual, por ka theksuar se paraprakisht duhet të përfundojë konstituimi i Kuvendit. “LDK ka dalë dje nga procesi i bashkëpunimit si ofertë drejt shkaktimit të proceseve politike. Ne e mbajmë fjalën për President konsensual, por konstituimi i Kuvendit është hapi kryesor për me pasë President dhe Qeveri”, tha Haziri. Ai i cilësoi si kundërthënëse deklaratat e Albin Kurtit për ofertat që LVV i ka bërë LDK-së gjatë bisedimeve. “Se sa është kontraverse situata brenda VV-së pasqyrohet nga deklaratat e kryetarit të saj. Deri dje tha se ‘po lypin shumë e nuk ju jap’, ndërsa sot tha se ‘po ju ofroj shumë e janë tërheq’”. Haziri tha se LDK-ja ka kaluar procese të vështira edhe më parë dhe se nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj. “LDK ka qenë dhe mbetet besë e shpresë për këtë Republikë!”, përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Kriza në Kosovë tashmë është edhe kushtetuese e institucionale

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka ngritur akuza të forta në Kuvend lidhur me mënyrën …