Peter Sorensen: Dialogu i Brukselit nuk ka vdekur, marrëveshjet mbeten obliguese

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka deklaruar se dialogu i Brukselit vazhdon dhe ka sjellë rezultate konkrete, përfshirë përparimin për personat e zhdukur dhe disa marrëveshje praktike. Në një intervistë për “Danas”, ai ka vlerësuar se zbatimi i Marrëveshjes së vitit 2023 dhe Aneksit të Ohrit mbetet i pamjaftueshëm dhe se të dyja palët duhet të përmbushin më shpejt obligimet e tyre. Sorensen ka thënë se institucionet funksionale në Kosovë janë të rëndësishme për marrjen e vendimeve dhe zbatimin e marrëveshjeve. Ai ka theksuar se zhvillimet politike dhe zgjedhore nuk i ndryshojnë obligimet e marra në dialog. Sa i përket vetëmenaxhimit të komunitetit serb, Sorensen ka përsëritur se nisja e negociatave është një obligim i përfshirë në Aneksin e Ohrit. Për sistemin e drejtësisë, ai ka thënë se BE-ja e ka mirëpritur tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit serbë, ndërsa ka shprehur shqetësim për zhvillimet e mëvonshme. Sorensen ka sqaruar se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja bazohet në Rezolutën 64/298 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ai ka theksuar se dialogu udhëhiqet nga BE-ja, ndërsa SHBA-ja mbetet partner i rëndësishëm në proces. Sipas tij, përgjegjësia përfundimtare për zbatimin e marrëveshjeve mbetet te Kosova dhe Serbia. Sorensen ka përsëritur se Marrëveshja e vitit 2023 dhe Aneksi i saj janë obliguese për të dyja palët dhe pjesë e rrugës së tyre evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla ua përkujton nenet penale deputetëve të Berishës, por nuk ka guxim të marrë masa

Balla dënon kërcënimet ndaj Haradinajt: Familja që pagoi me gjak lirinë e Kosovës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ashpër pas kërcënimeve për …