Majlinda Kelmendi ndihet shumë e lumtur që ia solli medaljen e artë olimpike Kosovës

Majlinda Kelmendi ndihet shumë e lumtur që ia solli medaljen e artë olimpike Kosovës

Pas arritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, ku është pritur nga shumë simpatizantë, Majlinda Kelmendi ka deklaruar se është shumë e lumtur që ia solli medaljen e artë olimpike Kosovës. Jam shumë e lumtur. Falënderim për këtë pritje. Këtë e kemi pritur që një kohë të gjatë dhe jam e kënaqur që jam unë ajo që e solla. Mua po më duket si ëndërr kjo arritje. Jam shumë e lumtur, ka deklaruar Kelmendi, e cila është pritur në mënyrë madhështore nga sport-dashësit e vendit, por edhe nga zyrtarët e lartë të Qeverisë, të cilët duan ta ndajnë bashkë fitoren e xhudistes shqiptare, e cila zuri vendin e parë në Olimpiadën botërore, Ri-2o16. Në orët e natës, Majlinda Kelmendi është pritur përzemërsisht në qytetin e Pejës, ku edhe jeton.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …