Shkodra: AAK do të del partia më e votuar nëse në zgjedhje hynë e vetme por mbetet e hapur për Nismën dhe PSD-në

Magbule Shkodra: Gruaja është e ndarë në shoqëri, ajo nuk është e integruar sa duhet

Kryetarja e gruas së AAK-së, njëherit edhe  zëvendëse ministre e MZHR-së, zonja Magbule Shkodra,  në një intervistë për TV Dielli ka veçuar faktin se Aleanca e Gruas, bazuar në statut, prej këtij viti fillon me një organizim të ri  vetëm në kuadër të një departamenti. Edhe pse nuk pajtohem me këtë organizim  unë i respektoj aktet statutare, ka saktësuar zonja Magbule Shkodra. Ne e dimë se gruaja është e ndarë në shoqëri pra ajo nuk është e integruar sa duhet, andaj ne mos të bazohemi dhe të mos  flasim vetëm për femrën pjesëmarrëse në qendrat urbane. Këtu duhet pasur parasysh pozitën e femrës në zona rurale.  Unë do të vazhdoj  të jem edhe zëri kritikues në këtë drejtim, është shprehur ndër të tjera. kryetarja e Gruas së AAK-së, zëvendëse ministre e MZHR-së zonja Magbule Shkodra, në intervistën  e saj për Televizionin-Dielli.

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi priten të thirren dhe të hetohen nga SPAK-u

SPAK ka filluar hetimet për pasurinë dhe korrupsionin e Ilir Metës dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar zhvillimet e fundit në strukturën e posaçme anti-korrupsion dhe hetimet …