600 milionë euro për mandatin tonë të parë katërvjeçar premton, Albin Kurti

Malisheva do të përfitojë 600 milionë euro për mandatin tonë të parë katërvjeçar premton, Albin Kurti

Gjatë shpalosjes së programit qeverisës, në’ tubimin e sotëm me qytetarët e Malishevës, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti  në ditën e gjashtë të fushatës zgjedhore,  premtoi se në mandatin e tij katërvjeçar do të paguhen  shtesat për fëmijë dhe do të hiqen tatimet për të ardhurat deri në 300 euro. Po ashtu Kurti premtoj se nga granti i katërt për komunat, Malisheva do të ketë investime në infrastrukturë publike, për ujësjellës, ujëra të zeza dhe bujqësi. “Malisheva do të përfitojë 600 milionë euro për mandatin tonë të parë katërvjeçar për investime në infrastrukturë publike, që rregullojnë lumin Mirusha, rrugët dhe parqet, kanalizimin dhe ujësjellësin, trotuaret dhe ndriçimin. As nuk do të tolerojmë ujërat e zeza të bëhen ujëvarë, e as ujëvara e Mirushës të ketë ujëra të zeza. Erdhi dita për komunën e Malishevën e pastër, e pa ndotje”, tha Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …