Martin Vulaj: SHBA nuk planifikon deklaratë për vendimin e Speciales, procesi pritet të vazhdojë edhe pas 16 shtatorit

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj, ka bërë të ditur se gjatë takimit me zyrtarë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së është diskutuar edhe procesi që po zhvillohet në gjykatën speciale në Hagë. Sipas Vulajt, ai ka pyetur nëse Departamenti i Shtetit planifikon të dalë me një deklaratë publike pas vendimit të pritur të 16 shtatorit, por përgjigjja ka qenë se një gjë e tillë nuk është në plan. Ai tha se gjatë bisedës është ngritur edhe çështja e deklaratave të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, lidhur me ish-prokurorin Jack Smith. Sipas Vulajt, zyrtarët amerikanë nuk kanë komentuar rastin konkret, por kanë theksuar dallimin ndërmjet Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Sipas tyre, asnjë qytetar amerikan nuk i nënshtrohet juridiksionit të gjykatës speciale, ndërsa pritjet janë që procesi gjyqësor të vazhdojë edhe pas vendimit të 16 shtatorit, për shkak të procedurave që lidhen me rastin e pretenduar të pengimit të administrimit të drejtësisë. Vulaj vlerësoi se komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara nuk ka bërë sa duhet për të sqaruar dallimet ndërmjet gjykatës speciale dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale, duke shtuar se, sipas tij, nuk është shpjeguar mjaftueshëm ajo që shumë e konsiderojnë si natyrë politike të Gjykatës.

Kontrolloni gjithashtu

Baraliu: Diasporës nuk po i ofrohen mundësitë për të votuar si duhet

Mazllum Baraliu paralajmëron se koha për marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut po përfundon

Analisti politik Mazllum Baraliu ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duhet …