MASH e anulon tenderin prej 1.3 milion euro për krijimin e sistemit të digjitalizimit për menaxhimin e arsimit.

MASHT ka dështuar edhe këtë vit të fillojë me procesin e mësimit tërëditor në nivelin parauniversitar

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka dështuar edhe këtë vit të nisë me procesin e mësimit tërëditor në nivelin parauniversitar. Ndonëse kabineti i ministrit në largim, Shyqiri Bytyqi, muaj më parë pati premtuar se nga shtatori në 29 shkolla të Kosovës do të nisë pilotimi i këtij procesi, kjo nuk ka ndodhur. Ky është viti i dytë që qeverisja në largim premton fillimin e këtij procesi, mirëpo dështon në fillimin e realizimit të tij. Plani i MASHT-it ka qenë që mësimi tërëditor të pilotohet në nga një shkollë të secilës komunë të Kosovës. Ministri në largim i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, nuk i është përgjigjur gazetës për arsyet që kanë çuar në dështimin e këtij procesi. Nga ana tjetër, drejtori i Departamentit të arsimit parauniversitar në MASHT, Alush Istogu, ka bërë të ditur se ky proces nuk mund të fillojë pa u hartuar fillimisht infrastruktura ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Jamie Shea

Jamie Shea: Reçaku dhe Rambujeja si justifikim për ndërhyrjen – rrëfimi i Jamie Shea rikthen narrativën e NATO-s

Në prag të 27-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s, ish-zëdhënësi i aleancës gjatë luftës së vitit …