Komisioni i Maturës Shtetërore vlerëson se ka përfunduar me sukses afati i dytë i Provimit të Maturës

Maturantët e rajonit të Pejës dhe të Mitrovicës janë të fundit që sot do t’i nënshtrohen pjesës së dytë të provimit të maturës

Maturantët e rajonit të Pejës dhe të Mitrovicës janë të fundit që sot do t’i nënshtrohen pjesës së dytë të provimit të maturës, duke e përmbyllur kështu këtë proces për afatin e parë. Në pjesën e dytë të këtij provimi, maturantët janë përgjigjur në pyetjet nga lënda e matematikës dhe një lëndë zgjedhore të cilin e kanë zgjedhur vet. Në të dy pjesët, testi kishte 200 kërkesa, ndërsa pragu i kalueshmërisë është me 40 përqind të përgjigjeve të sakta. Provimit shtetëror të maturës i janë nënshtruar mbi 28 mijë nxënës nga e gjithë Kosova. Komisioni Shtetëror i Maturës ka mbajtur takime të rregullta dhe ka marrë masa displinore për disa administratorë në disa rajone, ndërsa ka pasur edhe nxënës të përjashtuar si pasojë e shkeljes së rregullave.

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Sylejmani: Të vegjlit në kazermën “Adem Jashari”

Ismet Sylejmani: RADIO “KOSOVA E LIRË” RADIO E KOMBIT

Radio”Kosova e Lirë”, më 4 Janar 1999, jehoi e u dëgjua në çdo shtëpi atdhetare …