Sot janë shënuar 19 raste të vdekjeve, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe 1.269 të tjerë janë shëruar

Mbi 96 milionë persona në gjithë botën janë infektuar nga COVID-19, ndërsa rreth 68 milionë të tjerë janë shëruar

Rreth 69 milionë persona janë shëruar nga COVID-19 në gjithë botën, derisa mbi 96 milionë persona rezultojnë të infektuar me të. 68 milionë e 767 mijë e 891 persona vlerësohet të jenë shëruar nga virusi COVID-19 në botë. Një gjë e tillë bëhet e ditur në faqen botërore të statistkave. Numri i të infektuarve me COVID-19 në gjithë botën ka shkuar në 96 milionë e 97 mijë e 716, ndërsa 2 milionë e 51 mijë e 770 persona kanë vdekur nga ky virus. Amerika prinë e mara me numrin më të madh të të infektuarve me gjithsej 24 milionë e 626 mijë e 441 raste, pastaj India me 10 milionë e 582 mijë e 647 raste, Brazili me 8 milionë e 512 mijë e 238 raste, Rusia me 3 milionë e 612 mijë e 800 raste dhe Britania me 3 milionë e 433 mijë e 494 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …